Pronari i vërtetë i jahtit që u gjet i braktisur në ujërat shqiptare, Nedim Akyuz, dje dëshmoi para prokurorëve për ngjarjen se si kapiteni i anijes së tij u zhduk.
Ndërkohë sot, ai kërkoi ta marrë jahtin nga frika se mund t’i dëmtohet gjatë qëndrimit në portin shqiptar, por prokuroria e Lezhës ka refuzuar kërkesën e tij dhe nuk lejon largimin e jahtit pa kryer të gjitha hetimet mbi këtë ngjarje.
Gazetarja e Top Channel, Kristiana Pemaj raporton gjithashtu detaje nga zhdukja e kapitenit mjetit lundrues, shtetasit Sevgin Yavuz.
Pronari i jahtit, Akyuz mësohet se ia ka dhënë mjetin kapitenit të tij, Yavuz, për t’i dërguar të vëllanë nga Bduva i Malit të Zi në Korfuz të Greqisë. Por ndërkohë gjatë kthimit për në Budva, kapiteni ka humbur gjurmët pranë brigjeve shqiptare dhe jahti është gjetur i braktisur 12 milje larg Shëngjinit nga një peshkarezhë shqiptare, e cila lajmëroi rojën bregdetare.
Mjeti lundrues u ankorua në portin e Shëngjinit ku qëndron i bllokuar.