Marco Robinson nga Lancashire e Anglisë, i ka dhuruar nënës së njohur vetëm si Holly, një banesë të re ku ajo do të jetojë me të bijën e saj.
Biznesmeni 49-vjeçar ishte prekur shumë nga historia e 18-vjeçares së pastrehë që ishte braktisur nga i dashuri kur ishte shtatzënë, ndaj ka vendosur t’ia zgjedh çështjen e banimit, transmeton Telegrafi.
“Kam qenë vet i pastrehë dhe shumë shpesh kam fjetur me nënën në karrige parku”, është shprehur Robinson, që tani ka një pasuri prej 30 milionë eurove.
Pos ndihmës që bëri për këtë nënë adoleshente, ai do të veprojë në të njëjtën mënyrë edhe me një refugjate siriane dhe një të re që e ka humbur shikimin. /Telegrafi/
https://youtu.be/lU8TU7jxcbc