Ai ka qenë i entuziazmuar që kur njoftoi se e dashura e tij pak më shumë se një vit takimesh së bashku po pret një fëmijë me të.
Dhe Gianluca Vacchi, 53 vjeçar, dukej çdo centimetër i lumtur kur ndau me fansat në Instagram një fotografi të tij, duke përqafuar Sharon Fonseca, 25 vjeçare, teksa ndodheshin së bashku me pushime në Sardenja.
Modelja Sharon dukej rrezatuese me ngjyrën e saj të marrë nga rrezitja, teksa shtrihej në krahët e modelit italian që ka pozuar për Revistën ‘Playboy’, shkruan DailyMail.
Me flokët e saj lidhur mbrapa në një fije të butë, 25-vjeçarja vendosi një palë syze për t’u mbrojtur sytë nga dielli ndërsa Gianluca pozonte me njërin krah, teksa në tjetrin krah përkëdhelte qenin e tyre, Olaf.
Një ditë më parë, ai ndau me fansat disa fotografi të tij dhe të Sharon duke kaluar kohë në varkë me këngëtaren braziliane Anitta, së cilës i kushtoi disa fjalë të përzgjedhura.
Milioneri italian dukej elegant me fizikun e tij muskuloz, të formësuar falë ushtrimeve në palestër.
I pyetur nga Revista “Hello!” nëse ndryshimi në moshë është çështje problematike për ta, Gianluca tha: “Jo, nëse nuk e shqetëson. Edhe pse kam këtë mjekër të bardhë, entuziazmi im është ai i një djali 15 vjeçar”.
Bukuroshja zeshkane bëri jehonë në media duke u shprehur: “Gian është një libër i hapur, një njeri nga i cili mund të mësoj diçka ndryshe çdo ditë. Dhe atëherë ekziston fryma dhe energjia e tij [si një 15-vjeçar]”.
Çfti u takua dy vjet më parë rastësisht dhe milioneri pranoi se u tërhoq nga paraqitja super seksi e Sharon. /Telegrafi/