Telegrafi

Milionerët kinezë i duan gratë që dinë të pastrojnë dhe të gatuajnë

Në një garë të realizuar në mes të femrave që do të dalin në takim me milionerët, këto aftësi kanë qenë më të kërkuarat.

Mbi 1.300 femra kanë marrë pjesë në një konkurrim në Jinan të provincës Shandong, duke veshur fustane elegante dhe të zbukuruara me makijazh. Mirëpo, ajo që është kërkuar nga ato ka qenë që të dinë të hekurosin, të pastrojnë dhe të gatuajnë.

Një numër prej 50 femrash janë zgjedhur që në muajin korrik të dalin me milionerët. Identiteti i pasanikëve do të mbetet i fshehur, por jo edhe pasuria e tyre.

Organizatorët e kompeticionit thonë që secili prej tyre ka pasuri prej mbi 25 milionë dollarësh. /Telegrafi/