Site icon Telegrafi

Milionerët e lotarisë ndajnë shumën e fituar me shefin!

Andy Whitaker, pronar i një firme të vogël për riparimin e motorëve “ASK Rewinds” në Accrington të cilën ai e ka themeluar qysh në vitin 1978, ka disa milionë arsyer për të festuar. Të punësuarit, pasi që bashkërisht kanë fituar xhekpot në lotarinë me vlerë prej 3.7 milionë funtesh, do të investojnë shumicën e atyre parave në kompani.

Babai i tre fëmijëve dhe shefi të cilin qartazi të punësuarit e duan me shpirt thotë se është ndjenjë e papërshkrueshme të kuptohet se për njerëzit me të cilët punon është e rëndësishme firma.

“Njeriu do të priste që një fitim aq të madh njerëzit do të shpenzonin menjëherë në vetvete, mirëpo ata kanë menduar në punë dhe të ardhmen e tyre personale”, shton Andy, babai i të cilit, gjithashtu i punësuar, ka ardhur tek ideja për të blerë tiketën e lotarisë.

Përkundër festës që do të mbahet këtyre ditë, të punësuarit prej të hënës do të vazhdojnë normalisht me punën. Gjithsesi, me një buzëqeshje të re në fytyrë.

Exit mobile version