Site icon Telegrafi

As milionat sauditë nuk e kanë ndryshuar: Shikoni çfarë po bën N’Golo Kante gjatë pushimit

Futbollisti francez, N’Golo Kante, i cili na ka gëzuar pafundësisht me ndeshjet e tij, por edhe me sjelljen e tij jashtë fushës, është sërish në qendër të vëmendjes për përulësinë e tij.

Kante aktualisht po luan në Arabinë Saudite, ku mbërriti në vitin 2023 nga Chelsea. Mirëpo, paratë që sauditët i dhanë për transferimin nuk e ndryshuan, ndaj ai gëzoi sërish botën me një lëvizje të vogël, por domethënëse.

Lojtari i Al-Ittihad pastroi të gjithë fushën në derbin e madh kundër Al-Ahli. Teksa futbollistët e Al-Ittihad po prinin me rezultatin 1-0, tifozët e kësaj skuadre e ndërprenë lojën dhe e mbushën fushën me objekte të ndryshme për të humbur kohë.

Natyrisht, ata arritën të shkaktonin ndërprerje dhe më pas të gjithë lojtarët u tërhoqën në anën e fushës dhe prisnin që fusha të pastrohej për të vazhduar lojën. Ndërsa yjet e tjerë po pinin ujë, po pushonin dhe po flisnin me trajnerin, Kante nuk humbi kohë dhe arriti të pastrojë fushën.

 

Fusha ishte e mbushur me shalle, flamuj dhe qese plastike, por ish-mesfushori i Chelseat mblodhi me zell gjithçka dhe doli në qendër të vëmendjes.

Kante mori shpërblimin e tij pasi skuadra e tij arriti të mbajë epërsinë minimale dhe me fitoren në derbi, barazohet me Al-Hilal në krye të Superligës Saudite.

“Uau, Kante është kaq i përulur”, “Pavarësisht se për cilin klub luan, nuk mund të mos e pëlqesh këtë njeri”, “Ai jep shembullin më të mirë për gjeneratat e ardhshme”, “Ai ka gjithçka për një qenie njerëzore dhe një nevoja për futbollist”, ishin disa nga komentet në rrjetet sociale.

 

Gjithmonë modest, Kante arriti të fitojë trofetë më të mëdhenj në botë gjatë karrierës së tij. Ai doli kampion bote me kombëtaren franceze në vitin 2018, ndërsa në vitin 2021 fitoi Ligën e Kampionëve me Chelsean.

Kampioni i Anglisë ishte me Chelsean dhe Leicester Cityn dhe ishte një nga futbollistët kryesorë në të gjitha këto edicione. /Telegrafi/

Exit mobile version