Telegrafi

“Milionat i kam bërë vetë”, Loredana Zefi zbulon tatuazhin e veçantë në qafë

Reperja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, vazhdon të jetë personazh shumë i komentuar në rrjetet sociale.

Si njëra nga artistet më të pëlqyera në tregun muzikor shqiptar dhe jo vetëm, ajo ka bërë arritje të mëdha në jetë në fushën të cilës i përket.

Ajo shpesh ka qenë e diskutuar edhe për çështje të tjera, ndonëse fiton në masë të madhe në bazë të projekteve e bashkëpunimeve që ka realizuar.

Loredana Zefi (Foto: Instagram)

E njëjta së fundmi ka postuar disa fotografi në Instagram, ku njëherësh zbulon edhe një tatuazh të veçantë.

Lexo po ashtu Pas Loredanës, edhe Mozzik thotë se është beqar teksa e përshkruan llojin e femrës që dëshiron

Bëhet fjalë për një tatuazh të bërë në qafë ku shkruhet në gjuhën angleze “Selfmade Millions” apo në shqip “Milionat i kam bërë vetë”.

Loredana Zefi (Foto: Instagram)

Ajo tani është ndarë nga partneri i saj, Mozzik, ndërsa është përkushtuar më shumë në sferën profesionale dhe si nënë beqare.

E njëjta është duke e rritur e vetme vajzën e tyre të quajtur, Hana. /Telegrafi/