Telegrafi

Milionat e PSG-së nuk e trembin Rennes që merr tri pikë

Rennes vs PSG (Foto: Lintao Zhang/Getty Images/Guliver)

Rennes ka shkaktuar befasi në Ligue 1, pasi e ka mposhtur në xhiron e dytë Paris Saint-Germianin 2-1.

Ishin paraisenët ata të parët që kaluan në epërsi me golin e shënuar nga Edinson Cavani në minutën e 36-të.

Por, një minut pa përfunduar koha e rregullt, vendasit e barazuan rezultatin me anë të M’Baye Niang (44’), pas asistimit që pranoi nga Traore.

Rennes vs PSG (Foto: Lintao Zhang/Getty Images/Guliver)

Pjesa e dytë ishte përsëri e dominuar nga Rennes, që e përmbysën rezultatin me anë të Romain del Castillo në minutën e 48-të nga asistimi që pranoi nga Eduardo Camavinga.

Vendasit i morën tri pikët e dyta në këtë përballje, duke e befasuar kampionin e Ligue 1.

Aktualisht PSG-ja ka tri pikë, derisa lider i ligës është Lyoni fal golaverazhit më të mirë. /Telegrafi/