Telegrafi

Miliona të prekur nga përmbytjet në Meksikë

Rreth tre te katërtat e shtetit jugor të Tabascos tani i ka mbuluar uji dhe njoftimet bëjnë të ditur për mijëra banorë që janë ngjitur në çati e që presin ndihmë për të shpëtuar.

Skuadrat e shpëtimit kanë përdorur varkat për të nxjerrë njerëzit nga ujërat dhe ekziston frika se do të jetë dëmtuar i gjithë prodhimi bujqësor.

Madje edhe vendet ku janë strehuar ata që janë evakuuar tani po i mbulon uji.

Guvernatori i Tabasos, Andres Granier, e ka krahasuar gjendjen me atë të qytetit amerikan të New Orleans pas uraganit Katrina.

Presidenti Felipe Calderon, ka shkuar në zonën e përmbytur dhe ka premtuar më shumë ushtarë dhe ndihmë.

Përmbytjet u shkaktuan nga shtrëngatat që kanë dëmtuar edhe industrinë e naftës në Meksike.

Javën që shkoi 21 vetë gjetën vdekjen kur shtrëngata rrëzoi një platformë duke bërë që me dhjetëra punëtorë të binin në ujë. /bbc/