Oligarku gjeorgjian Bidzina Ivanivishvili do t’i paguajë edhe 10 milionë euro futbollistëve të skuadrës së Gjeorgjisë, nëse ata mposhtin Spanjën.
Ivanishvili, njeriu më i fuqishëm në vendin nga Kaukazi, i ka paguar tashmë 10 milionë euro skuadrës për fitoren e saj historike kundër Portugalisë, e cila e ndihmoi Gjeorgjinë të kualifikohej në raundin tjetër në turneun e saj të parë të kombeve.
Këtë e ka premtuar kreu i partisë në pushtet ‘Ëndrra Gjeorgjiane’ para fillimit të Euro 2024.
Kryeministri Irakli Kobajidze ka falënderuar Ivanishvilin për bujarinë e tij ndaj futbollistëve dhe ka pasur fjalë mirënjohjeje edhe për trajnerin francezin Willy Sagnol.
“Futbollistët tanë nuk kanë nevojë për motivim shtesë, por për të arritur motivimin maksimal duhen stimuj. Ky nxitje rrit shanset e Gjeorgjisë për fitore ndaj Spanjës”, deklaroi kryeministri nga parlamenti.
Portieri Valencias, Giorgi Mamardashvili është cilësuar si portieri më i mirë i fazës së parë të Euro 2024, ndërsa sulmuesi Georges Mikautadze është golashënuesi më i mirë i turneut me tre gola. /Telegrafi/