Qeveria e Kilit e ka ndaluar përkohësisht konsumimin e sardeleve, për shkak se miliona peshq të këtij lloji kanë dalë të ngordhur në sipërfaqen e lumit Queule.
Ekspertët janë duke bërë hulumtime rreth rastit, por ende askush nuk ka ndonjë shpjegim për këtë fenomen.
Mediet në vend raportojnë se sasia e peshqve ngjyrë argjendi që ka mbetur e pajetë, ka krijuar një shtresë prej 30 centimetrash, transmeton Telegrafi.
Punëtorët e higjienës dhe vullnetarët janë duke e bërë pastrimin e këtyre gjallesave, ndërsa era e rëndë mund të ndjehet që nga larg.
“Situata është kritike. Janë bërë disa ditë që peshqit kanë dalë në sipërfaqe dhe nuk po arrijmë t’i pastrojmë. Qeveria duhet të shpallë gjendje të jashtëzakonshme, sepse nuk po mundemi të bëjmë jetë normale”, ka thënë një banore që jeton në afërsi.
Deri më tani, nuk bëhet e ditur nëse është infektuar ndonjë njeri, si pasojë e kësaj katastrofe. /Telegrafi/