Site icon Telegrafi

Miliona myslimanë në mbarë botën shënojnë ardhjen e muajit të shenjtë të Ramazanit

Miliona myslimanë nga e mbarë bota kanë filluar të shënojnë ardhjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Këtë viti, Ramazani fillon në mbrëmjen e 10 marsit dhe do të zgjasë deri më 9 prill, transmeton Telegrafi.

Gjatë këtij viti, afro 1.8 miliardë besimtarë të fesë myslimane pritet të agjërojnë.

Lexo po ashtu Pamje nga dekorimi i Frankfurtit në prag të Ramazanit

Në pothuajse çdo cep të botës, kanë filluar të ndizen drita nëpër rrugë dhe të dekorohen sheshet për t’u festuar ky muaj i shenjtë.

Në Brazil, myslimanët në Parana në jug të vendit, qëndruan pranë xhamisë Omar Ibn Al-Khatab – duke shënuar kështu ardhjen e Ramazanit.

Në anën tjetër, në disa shtete që banohen kryesisht nga myslimanët e që janë prekur së fundmi nga lufta, kanë bërë thirrje për unitet dhe t’ju ofrojnë ndihmë skamnorëve. /Telegrafi/

Exit mobile version