Site icon Telegrafi

Miliona euro hupin për shtëpitë ku askush s’jeton, Ministria për Kthim paralajmëron ndërtimin e 100 të tjerave për serbët! (Video)

Ministria për Kthim dhe Komunitete ka paralajmëruar që gjatë këtij viti do të ndërtohen edhe 100 shtëpi për serbët e kthyer në Kosovë.

Derisa këto shtëpi pritet të ndërtohen në Babush të Ferizajt, 80 të tilla të ndërtuara vite më parë, tashmë janë shkatërruar, pasi aty asnjëherë nuk u kthyen serbët për të jetuar, raporton KTV.

Në fillim, këto shtëpi ishin të kompletuara deri në enterier, ndërsa e gjithë lagjja e kishte të përfunduar të gjithë infrastrukturën rrugore, si kanalizimin e ujësjellësin.

Madje, për t’i riintegruar, këtyre serbëve u ishte ndërtuar edhe shkolla dhe ambulanca. Shtëpitë e pabanuara, që Qeverisë së Kosovës i kushtuan mbi dy milionë euro, u shkatërruan plotësisht.

Krejt këto mjete janë shpenzuar kot, ngase aty përpos 5 familjeve nuk u kthye asnjë serbë për të banuar.

Komuna e Ferizajt, e vetëdijshme për këtë, sugjeron që tash e tutje duhet pyetur serbët se a duan të kthehen, sepse ata të cilët u integruan në Serbi, vështirë se do të kthehen.

Shtëpi për familjet serbe është paralajmëruar se do të ndërtohen edhe në Mushtisht të Suharekës.

Në kuadër të këtij projekti të Ministrisë për Kthim, pritet edhe lejimi i listës së të kthyerve edhe në komunat Istog e Obiliq.

Exit mobile version