Nj pjesë e madhe të ekonomisë së Kinës ende është e pa punë, pasi autoritetet po përpiqen të përmbajnë epideminë që ka infektuar më shumë se 80 mijë njerëz, miliona kompani në të gjithë vendin janë në një garë me kohën që të munden të qëndrojnë në treg.
Një studim i ndërmarrjeve kineze të vogla dhe të mesme të kryera këtë muaj, tregoi se një të tretës së të anketuarve iu kishin mbetur para të mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet fikse vetëm për një muaj, kurse një të tretës tjetër për dy muaj, përcjell Telegrafi.
Vetëm 30 për qind e bizneseve kanë arritur të rifillojnë aktivitetin për shkak të një procedure të ndërlikuar të aprovimit nga qeverisja lokale, si dhe për shkak të mungesës së financimit.
Ndërsa, qeveria kineze ka ulur normat e interesit, ka urdhëruar bankat të rrisin kreditimin dhe kriteret për kompanitë që rifillojnë punën janë më dorëlëshuara, shumë prej bizneseve private të vendit thonë se, nuk kanë qenë në gjendje të sigorojnë të ardhurat e nevojshme për të përmbushur afatet e ardhshme për pagesat e borxhit dhe pagave. Prandaj ata mendojë se pa mbështetje financiare ose një reagim të papritur në ekonominë e Kinës, shumë biznese nuk do ecin gjatë dhe do shpallin falimentin.
“Nëse Kina nuk arrin të përmbajë virusin në tremujorin e parë, unë pres që një numër i madh i bizneseve të vogla të mbyllen”, tha Lv Changshun, analist në kompaninë e konsulencës menaxheriale Zhonghe Yingtai.
Pavarësisht se llogariten se mbajnë 60 për qind të ekonomisë dhe 80 për qind të vendeve të punës në Kinë, bizneset private kanë luftuar gjatë për të siguruar fondet që i ndihmuan ata të zgjerohen dhe t’i mbijetojnë krizave.
Sipas institucionit kinez për Financë dhe Zhvillim, rreth dy të tretat e 80 milionë bizneseve të vogla të vendit, nuk kishin qasje në kredi që nga viti 2018 dhe aq më tepër nuk do të kenë as tani që situata është bërë edhe më e vështirë.
Presidenti Xi Jinping gjatë fundjavës premtoi një përqendrim më të madh në ringjalljen e ekonomisë, me një politikë më proaktive fiskale, projekte të përshpejtuara ndërtimesh dhe rezerva më të lira për huadhënësit tregtarë, me qëllim gjenerimin e më shumë fondeve.
Mbështetja nga gjigantët bankarë të Kinës në përgjigje të shpërthimit deri më tani ka qenë e pjesshme, kryesisht e dedikuar për luftimin e drejtpërdrejtë të virusit. /Telegrafi/