Telegrafi

Milingonat parashikojnë tërmetet?

Schreiber së bashku me kolegët e tij për dy vite kanë analizuar milingonat, me ç’rast kanë vërejtur se ato ndryshojnë sjelljen para ndonjë dridhjeje në afërsi. Në atë moment, milingonat dalin në sipërfaqe, ndërsa në mënyrë të pazakontë sillen sidomos gjatë natës.

Sipas Earth Times, ai po ashtu pohon se milingonat e kuqe pëlqejnë ‘të banojnë’ në vendet në të cilat ka tërmete më shpesh, ndërsa në bazë të sjelljes së tyre, mund të parashikohet tërmeti.

Në shkarjet vjen deri te gërryerjet ndërmjet pllakave tektonike, ashtu që milingonave u pëlqejnë këto vende për shkak të gazrave të cilat i ngrohin ato.

Ndërkohë, eksperti për milingona Alfred Buschinger dhe specialisti për tërmete Heiko Woith, thonë se Schreiber e ka gabim, pasi milingonat gjatë dimrit qëndrojnë në folenë e tyre, prandaj sjellja e tyre nuk mund të shërbejë si parashikues i tërmeteve. /Telegrafi/