Telegrafi

Milik ‘tradhton’ Juventusin, merr karton të kuq pas 18 minutash lojë dhe thyen një rekord të zi të klubi

Arkadiusz Milik mori kartonin e parë të kuq të Juventusit në sezonin aktual pas një rishikimi të VAR kundër Empolit, kështu që ai të jetë i pezulluar për përballjen me Interin.

Reprezentuesi polak humbi topin në pranimin e parë që ishte i dobët dhe, në përpjekje për ta përfituar, u hodh në ndërhyrjen ndaj Alberto Cerrit.

Gjyqtari fillimisht kishte treguar vetëm një karton të verdhë, por e ndryshoi atë në të kuq pas rishikimit të VAR.

Juventusin mbeti me 10 lojtarë nga minuta e 18-të, ndërsa kjo do të thotë se Milik do të pezullohet për ndeshjen ndaj Interit në “San Siro”.

Milik ishte startues këtë mbrëmje dhe erdhi si befasi pasi pritej që Kenan Yildiz të luante përkrah Dushan Vlahovic.

Jo vetëm që ky kartoni i parë i kuq i sezonit për Juventusin, por është edhe largimi më i hershëm për klubin në histori të Serie A.

Lexo po ashtu Allegri sërish bën shaka me rivalin për titull: Juventusi si Sinner, Interi si Djokovic

Kartonët u prezantuan për herë të parë në sezonin 1970/71 dhe Milik barazoi rekordin me Juan Cuadrado që u përjashtuar në humbjen 3-0 në shtëpi ndaj Fiorentinës në dhjetor 2020. /Telegrafi/