Arkadiusz Milik duket se është vetëm një hap larg bashkimit me Juventusin pasi agjentët e tij kanë rënë dakord me Juventusin edhe për kushtet personale të lojtarit në një takim që u mbajt sot.
Sulmuesi 28-vjeçar u bë objektivi kryesor i Bianconerëve pas problemeve për sigurimin e Memphis Depay nga Barcelona, dhe tani ata po punojnë shumë për të mbyllur një marrëveshje përpara mbylljes së afatit kalimtar.
Juventusi tashmë ka rënë dakord t’i paguajë Marseilles rreth 2 milionë euro për huazimin e tij, ndërsa ka një opsion blerjeje prej 8 milionë eurosh.
#Calciomercato #SerieA | La @juventusfc ha incontrato l'agente di #Milik: l'affare è in chiusura ⚪⚫https://t.co/enAJ0pDLyr
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) August 24, 2022
Drejtuesit e Zonjës së Vjetër u takuan sot me agjentët e Milik për të rënë dakord edhe për kushtet e kontratës së tij. Gjërat shkuan mirë dhe Zonja e Vjetër tani po punon për finalizimin e detajeve, si për sa i përket kontratës së polakut ashtu edhe marrëveshjes me Marseillen.
Është vetëm çështje kohe që Milik të bashkohet me skuadrën e Juventusit të Massimiliano Allegrit në Torino, duke e shtuar një sulmues me përvojë në vijën e parë të tyre.
Gjatë 18 muajve të tij me Marseille, sulmuesi polak shënoi 30 gola në 55 paraqitje në të gjitha garat. /Telegrafi/