Arkadiusz Milik do të kthehet në fushë më herët se sa ishte planifikuar.
Sulmuesi i Napolit kishte dëmtuar ligament në gju gjatë ndeshjes mes kombëtares polake dhe Danimarkës.
Sipas të përditshmes italiane “Corriere dello Sport” pohon se sulmuesi polak ka të ngjarë të jetë i gatshëm për ndeshjen e 22 janarit kundër Milanit, transmeton Telegrafi.
Mjekët kanë vlerësuar se shërimi i 22-vjeçarit po shkon më mirë se që ishte pritur dhe se kanë mbetur të habitur me këtë fakt.
Milik deri më tani ka shënuar shtatë gola në nëntë ndeshje për Napolin ndërsa u transferua gjatë verës prej Ajaxit. /Telegrafi/