Arkadiusz Milik ka qenë njëri nga lojtarët më të pafat këtë afat kalimtar veror.
Sulmuesi polak ka dështuar t’i bashkohet dy gjigantëve italianë, fillimisht Juventusit e pastaj Romës.
Milik ishte shumë afër Juventusit, por në fund bardhezinjtë zgjodhën Dzekon, ndërsa Milik kishte arritur marrëveshje personale me Romën.
Por në fund gjithçka u prish dhe Milik mbeti te Napoli e Dzeko te Roma.
Tani e ardhmja e polakut duket se do të jetë në elitën e futbollit anglez Ligën Premier.
Katër skuadra angleze janë futur në garë për të dhe duan transferimin e polakut në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës.
Tottenham Hotspur, Everton, Fulham dhe Newcastle United janë gati të bëjnë oferta për lojtarin.
26-vjeçari është futur në vitin e fundit të kontratës me Napolin dhe nuk do ta vazhdojë atë.
Napoli është gati ta shes yllin e tyre dhe po pret oferta mbi 25 milionë euro për ta lënë të lirë. /Telegrafi/