Atletico Madrid thuhet se do të kthehet në garë për Arkadiusz Milik i cili është lënë jashtë skuadrës te Napoli.
Gazeta spanjolle AS raporton se Los Colchoneros janë të interesuar për Milik dhe do të përpiqen të bindin Napolin që në janar.
Atletico dëshiron një sulmues të ri për pjesën e dytë të sezonit, pasi dëmtimi i Diego Costas dhe infektimi i Luis Suarez me coronavirus kanë bërë që klubi të futet në garë për 26-vjeçarin, i cili aktualisht është në vitin e fundit të kontratës.
Milik dukej i vendosur për një largim gjatë afatit kalimtar të verës dhe fillimisht ishte i lidhur me Juventusin dhe më pas Romën.
Por ndodhi që transferimi u komplikua dhe ai përfundoi duke qëndruar në Napoli, por është lënë jashtë skuadrës së Gennaro Gattusos.
Polaku mund të diskutojë me klube të tjera në janar dhe Napoli duhet të shesë këtë dimër nëse duan të marrin para nga ish sulmuesi i Ajaxit.
Milik ka shënuar 48 gola në 122 ndeshje për Napolin që nga ardhja e tij në gusht 2016. /Telegrafi/