Telegrafi

Milik ka klauzolë shumë të ultë te Marseille, pritet që Juventusi ta paguajë

Sipas gazetës franceze L’Equipe, sulmuesi i Marseille, Arkadiusz Milik, ka një klauzolë në kontratë, që ia lejon largimin nga Franca për 12 milionë euro dhe Juventusi është i gatshëm ta paguajë.

Sulmuesi ishte në gjashtë muajt e fundit të marrëveshjes me Napolin, pasi kishte mbetur në tribuna gjatë gjithë sezonit, ndërsa Marseille në janar arriti të nënshkruajë me të.

Napoli zgjati kontratën e tij deri në qershor të vitit 2022 dhe nënshkroi një huazim në Marseille për 18 muaj, me 8 milionë euro detyrim për ta blerë plus disa bonuse.

Sipas L’Equipe , Milik përfundimisht do të kalojë në Juventus, klub që e kërkon nga viti 2019.

Kjo për shkak se ka një klauzolë në kontratën e tij me Marseillen, ku nëse klubi  merr një ofertë në vlerë 12 milionë euro, lojtari do të largohet.

Juventusi do të ishte më se i lumtur të blinte me atë çmim, veçanërisht nëse Paulo Dybala largohet këtë verë. /Telegrafi/