Arkadiusz Milik kishte një debutim të plotë ëndrrash në Serie për Napolin, duke shënuar dy gola në fitoren 4-2 ndaj Milanit në San Paolo.
Reprezentuesi polak e ka cilësuar si debutim ëndrrash ndeshjen ndaj Milanit, ku Napoli i tij fitoi falë edhe dy golave të tij.
“Ishte si një ëndërr, gjysma e parë ishte me të vërtetë e përsosur për mua, me dy situata dhe dy gola”, ka thënë Milik për Sky Sport Italia, transmeton Telegrafi.
“Gjëja më e rëndësishme është fitorja e klubit, kështu që unë jam me të vërtetë i lumtur dhe i kënaqur”.
“Pas rezultatit zhgënjyes në Pescaran, ne ishim shumë të zemëruar dhe kërkuam për të përdorur atë në fushë. Ne lëshuam pikë në Pescara, të gjithë ishim të zhgënjyer dhe ne kërkuam t’i tregojmë tifozëve se çfarë mund të bëjmë”, përfundoi sulmuesi polak. /Telegrafi/