Telegrafi

Milik arrin marrëveshje personale me Romën

Arkadiusz Milik (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Roma ka arritur marrëveshje për kushtet personale të Arkadiusz Milik dhe është duke u përpjekur të arrijë marrëveshje me Napolin.

Sipas SportItalia, Giallorossët dhe përfaqësuesit e sulmuesit polak kanë arritur në një pikë të përbashkët lidhur me cështjet personale.

Klubi nga kryeqyteti italian i ka ofruar Milikut pesë milionë euro plus bonuset për pagën sezonale.

(Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Roma është duke i vazhduar përpjekjet për të arritur marrëveshje me Napolin, në mënyrë që 26-vjeçari ta vazhdojë karrierën në Stadio Olimpico.

Sulmuesi, i cili u transferua në San Paolo në vitin 2016 për 32 milionë euro nga Ajaxi, ka marrëveshje me Partenopei deri në verën e vitit 2021. /Telegrafi/