Telegrafi

Miliband e Rupel: BE-ja duhet të jetë unike për Kosovën

Ministri slloven Rupel, vendi i të cili, më 1 janar të vitit që vjen merr kryesinë e radhës së BE-së, është deklaruar për një përparim në integrimet evropiane të tërë Ballkanit Perëndimor, gjatë kryesimit të tij në BE.

Rupel, po ashtu ka shprehur brengën e tij me rastin e ngjarjeve më të fundit në Bosnje e Hercegovinë duke u përcaktuar për një përparim të menjëhershëm të këtij vendi drejt Bashkimit Evropian.

Duke folur për Serbinë, Miliband dhe Rupel, kanë thënë se kusht për përparimin e këtij vendi kah integrimet evropiane është përmbushja e plotë e detyrimeve ndaj Tribunalit të Hagës.