Site icon Telegrafi

Miliarderit danez i vriten 3 fëmijë nga sulmet me bombë në Sri Lankë

Njeriu më i pasur i Danimarkës dhe pronari i shtëpisë së modës Bestseller, Anders Holch Povlsen, ka konfirmuar se tre nga katër fëmijët e tij janë vrarë në shpërthimet e fundit në Sri Lankë, që lanë 290 të vdekur dhe rreth 500 të plagosur, prej të cilëve 35 ishin shtetas të huaj.

Povlsen nuk pranoi të jepte ndonjë detaj shtesë rreth incidentit ku ka kërkuar që mediet të respektojnë privatësinë e familjes.

“Nuk kemi komente. Ne kërkojmë që privatësia e familjes të respektohet në këtë kohë”, tha një zëdhënës i kompanisë, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Sri Lanka

Ai drejton kompaninë, e cila përfshin markat Vero Moda dhe Jack & Jones.

Të hënën, Qeveria e Sri Lankës tha se shpërthimet u kryen nga sulmuesit vetëvrasës dhe se janë duke hetuar nëse këto kanë lidhje më ndonjë grup ekstremit lokal. /Telegrafi/

Exit mobile version