Të gjithë e cilësojnë si “miliarderi”, por në fakt fushata presidenciale e Donald Trump mbetet shumë mbrapa krahasuar me shpenzimet e kandidates demokrate Hillary Clinton.
Edhe pse i ka dyfishuar shpenzimet muajin e kaluar, shifrat tregojnë se Donald Trump në muajin korrik shpenzoi 18.5 milionë dollarë, ndërsa ish-sekretarja amerikane e shtetit 38 milionë dollarë.
Shpenzimet më të mëdha miliarderi i ka bërë për kapelet elektorale që mbajnë stampuar emrin e tij dhe moton e fushatës.
Mbi 420,000 dollarë janë vetëm për kapelet, ndërsa reklamat televizive për të krijuar impakt më të madh te votuesit, ai i ka filluar këtë muaj.
Ndërkaq një hetim i prestigjiozes New York Times, i shkon përtej.
Investigimi i saj thotë se bizneset e miliarderit janë 650 milionë dollarë në borxhe, përcjell TCH.
Ndoshta kjo justifikon edhe faktin se pse shpenzimet për fushatën e tij janë tepër të ulëta krahasuar edhe me ato të Barack Obamës kur kandidonte për President apo Mitt Romney në vitin 2012.
Ndërsa nga donacionet e bëra nga mbështetësit, fushata Trump ka përfituar 37milionë dollarë, ndërsa Hillary Clinton ka marrë 52 milionë dollarë.
Kjo e fundit vijon të jetë para me pikë ndaj republikanit në sondazhet kombëtare.
Por ndryshe nga ish sekretarja e shtetit, Trump ka ditur të tërheqë pranë votuesit afro-amerikanë. Dua që partia jonë të jetë një shtëpi për ta – tha miliarderi Trump.