Telegrafi

Miliarderi Robert F. Smith mbulon shpenzimet e studimeve për 430 studentët e një kolegji në Atlanta, kostoja totale kapë shumën e 40 milionë dollarëve (Video)

Miliarderi dhe njëherit filantropi Robert F. Smith, është zotuar se do të paguaj shpenzimet e secilit student që këtë vit pritet të diplomojnë në kolegjin Morehouse.

Drejtori i përgjithshëm i Vista Equity Partners, ua ka ndërruar jetën për të mirë 430 studentëve, që të gjithë meshkuj, pasi që ky kolegj tradicionalisht pranon të rinjtë më ngjyrë në Atlanta, transmeton Telegrafi.

Ky zotim pritet t’i kushtojë Smith hiq më pak se 40 milionë dollarë, ndërkaq derisa ua kumtonte lajmin studentëve ata nuk mund të besonin ata që po dëgjonin dhe në një moment filluan të bërtasin e vallëzojnë nga gëzimi.

“Për nder të tetë gjeneratave të familjes time që ka jetuar në këtë vend, do t’ju japim pak benzinë në rezervuarin e autobusit”, ka deklaruar Smith gjatë fjalimit të mbajtur para studentëve të shumtë. /Telegrafi/