Telegrafi

Miliarderi Richard Branson niset sot për në hapësirë, zbulohen detajet e udhëtimit

Dy fluturake hapësinore, dy kompani, dhe një qëllim – do të çojë themeluesit në hapësirë. Richard Branson dhe Jeff Bezos kanë themeluar kompanitë e tyre “Virgin Galactic” dhe “Blue Origin”, e tani dyshja kanë vendosur të nisen për në hapësirë me një diferencë kohore prej pak ditësh.

Si rezultat i zhvillimit paralel të kompanive dhe luftës së ashpër mes dy sipërmarrësve, udhëtimet nënkuptojnë një kthesë të madhe në industrinë e turizmit hapësinorë, trend ky që është në rritje, transmeton Telegrafi.

Edhe pse miliarderët janë në mesin e pasagjerëve të parë, qëllimi i tyre i fundit është që t’ju mundësohet klientëve të pasur që me sytë e tyre për disa minuta ta shijojnë Tokën nga hapësira.

Megjithatë nuk do të jenë pasanikët e parë që shkojnë në hapësirë. Amerikani me prejardhje hungareze Charles Simon dhe Guy Laliberte, kanadezi dhe njëherit bashkëthemelues i Cirque du Soleil”, kishin kaluar disa ditë në stacionin ndërkombëtarë hapësinorë në vitin 2007.

E Bezos dhe Branson do të jenë të parët që në hapësirë do të shkojnë me kompanitë private hapësinore që vetë i kanë themeluar.

“Është një rastësi e këndshme, që po shkojmë larg në të njëjtin muaj”, ka thënë Branson gjatë një interviste dhënë për Washington Post, duke shtuar se vendimi i tij që ta shtyjë fluturimin për 11 korrik “nuk është marrë” për ta kaluar themeluesin e Amazonit, udhëtimit i të cilit është paraparë për 20 korrik.

Branson do të niset sot nga baza në New Mexico e quajtur SpacePort America. Koha ende nuk është bërë e ditur, por kompania ka bërë të ditur se gjithçka do të transmetohet drejtpërdrejtë nga ora 19:00.

Fluturakja do të niset nga pista dhe do të zbret në VSS Unity. Ajo do të ngritet mbi 80 kilometra mbi tokë, që Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë si kufiri me hapësirën. /Telegrafi/