Jared Isaacman dhe Sarah Gillis u bënë ekuipazhi i parë joprofesionist që kryen një nga manovrat më të kërkuara në botë – një shëtitje në hapësirë, si pjesë e misionit privat Polaris Dawn.
Daljet e tyre nga anija kozmike, SpaceX filluan me një periudhë kohore prej rreth 15 minutash, ku Isaacman doli i pari i veshur me një kostum hapësinor.
“Ne të gjithë kemi shumë për të bërë në shtëpi, por nga këtu Toka duket si një botë e përsosur”, deklaroi Isaacman ndërsa po dilte.
Ky mision hapësinor u financua nga fondet private të Jared Isaacman. Deri më tani, vetëm astronautët nga agjencitë kombëtare të hapësirës kishin mundësinë të kryenin shëtitje në hapësirë.
Imazhet e drejtpërdrejta treguan ekuipazhin që dilte nga kapsula White Dragon dhe fluturonte 700 kilometra mbi Tokë, me planetin blu në sfond.
Isaacman doli i pari, duke lëvizur krahët dhe këmbët për të testuar funksionalitetin e kostumit. Pas tij, Sarah Gillis, inxhiniere e SpaceX, doli nga kapsula.
Të dy përshkruan përvojat e tyre gjatë ecjes hapësinore, duke shpjeguar se si kostumet e tyre silleshin në hapësirën pa trup jashtë anijes.
Shëtitja hapësinore u zhvillua dy ditë pasi Isaacman, Gillis dhe dy anëtarë të tjerë të ekuipazhit u ngritën nga Kompleksi i nisjes hapësinore Cape Canaveral në bregun perëndimor të shtetit amerikan të Floridës. /Telegrafi/