Telegrafi

Miliarderi nigerian hyn në luftë për Arsenalin

The Sun shkruan se industrialisti i pasur Aliko Dangote është në bisedime për të marrë 16 % të aksioneve të shitura nga Lady Nina Braceëell-Smith. Kjo përqindje është 96 milionë funte e vlefshme, por ajo kërkon 160 milionë.

Dy investitorët më të mëdhenj të Arsenalit, amerikani Stan Kroenke dhe rusi Alisher Usmanov, janë treguar gjithashtu të interesuar, por këta të fundit dëshirojnë të blejnë të gjitha aksionet e klubit. /Telegrafi/