Miliarderi kinez Robin Li është spërkatur me ujë derisa po fliste gjatë një konference në Pekin, ku po trajtoheshin tema kryesisht nga fusha e teknologjisë informative, shkruan Business Insider.
Bazuar në videon që po qarkullon në Twitter, Li po bënte një prezantim kur u ndërpre nga një burrë me bluzë të zezë që i hedh ujë sipër kokës, transmeton Telegrafi.
Li që është drejtor ekzekutiv i makinës kërkuese kineze Baidu dhe ka një pasuri neto prej 9.6 miliardë dollarë, reagoi me gjakftohtësi kur pyeti: “Çfarë problemi ke?”
Duke u munduar të relaksoj situatën ai shtoi: “Siç mund ta shihni, gjëra të papritura mund të ndodhin”.
Në anën tjetër nuk dihen motivet dhe identiteti i personit që i hodhi ujë në kokë, derisa gazetarët kanë raportuar se është shoqëruar nga pjesëtarët e sigurimit.
Baidu dominon si makina kërkuese në Kinë dhe ka në pronësi Weibo. /Telegrafi/
Some guy just stormed the stage at Baidu's AI conference & poured water all over Robin Li's head. pic.twitter.com/JKTTLjjJXM
— Fergus Ryan (@fryan) July 3, 2019