Miliarderi japonez Yusaku Maezawa është vënë në kërkim të tetë bashkudhëtarëve, që do t’i bashkohen si pasagjerët e parë privat në udhëtimin rreth Hënës me raketën e Space X të Elon Musk.
Fillimisht ishte planifikuar që t’i ftojë artistët në një udhëtim njëditor të planifikuar në vitin 2023, transmeton Telegrafi.
“Projekti do t’i ofrojë njerëzve nga e mbarë botë mundësinë që t’i bashkohen këtij udhëtimi. Nëse veten e konsideroni artist, atëherë jeni”, ka thënë Maezawa.
Watch this video to learn more about the selection process. It also contains a special message from @elonmusk #dearMoon
↓Check the full versionhttps://t.co/i3ucR6BB44 pic.twitter.com/B3d8g0JvvP
— Yusaku Maezawa (MZ) (@yousuckMZ) March 2, 2021
Faza e parë e lajmërimit zgjatë deri më 14 mars. Japonezi u ka bërë thirrje kandidatëve të lajmërohen nëse janë të gatshëm të plotësojnë dy kushte: të demonstrojnë potencialin për punë dhe të kujdesen që kjo përvojë t’i tregohet botës; të përkrahin edhe anëtarët e tjerë të ekuipazhit që kanë të njëjtin vizion.
Maezawa është i njohur për koleksionimin e veprave të ndryshme të artit dhe superveturave. Vitin e kaluar ishte vënë në kërkim të një vajze e cila do t’i bashkohej në një udhëtim, por më vonë u tërhoq me pretendimin se i janë “përzier ndjenjat”. /Telegrafi/