Telegrafi

Miliarderi i famshëm amerikan, vret veten në moshën 102-vjeç

Kështu miliarderi, i cili deri në moshën 90-vjeçare arrinte akoma të notonte, është hedhur në mes të ditës nga ura Daniel Boone në ujërat e lumit Misuri, duke e lënë veten të rrëmbehej nga ujërat.

Kompania e tij kishte ndërtuar disa nga godinat më të famshme të Saint Louis dhe Misuri, përfshi këtu dhe stadiumin legjendar, "Busch", banka, sinagoga dhe vetë autostradën ndërkombëtare 40.

Nuk është e qartë nëse edhe urën nga e cila u hodh e kishte ndërtuar ai. Pavarësisht pasurisë së tij të madhe, Isadore Millstone kishte jetuar gjithnjë një jetë shumë të thjeshte: jetonte në një shtëpi modeste me një kat, kishte një makinë të vjetër të tipit Chevrolet Impala.

Miliarderi ishte një njeri bujar: në vitet ’30 nisi të mbështeste lëvizjen e të drejtave civile. Në mënyrë konkrete: kishte refuzuar të firmoste kontratat ku sindikalistët përjashtonin afro-amerikanët. Në vitet në vazhdim kishte krijuar shumë shkolla profesionale për afro-amerikanët, ku studentët mësonin të bëheshin hidraulikë, saldatorë dhe muratorë.

Millstone ishte i famshëm në Saint Louis, për dhjetëra miliona dollarë të dhuruara për bamirësi. Miliarderi gëzonte shëndet të mirë. Deri në moshën 90-vjeçare praktikonte aktivisht notin.

Por 10 vjet më parë kishte marrë një goditje të keqe: gruaja Goldie, shoqe për 68 vjet, kishte vdekur. Dhe 2 djemtë e miliarderit kishin ikur nga kjo botë: vajza Mary Ann ishte vetëm 44 vjeçe. Kur vdiq edhe djali, 68 vjeç, Millstone u martua përsëri. Por edhe gruaja e dytë, Helen, kishte vdekur 2 vjet më parë, ashtu si dhe pjesa më e madhe e miqve të tij.

"Gjyshi im ishte një njeri që kishte pësuar shumë humbje në jetë,"- ka shpjeguar nipi Bob, i cili punonte në zyrën përkrah miliarderit, – dhe mendoj që ishte i lodhur duke jetuar".

Kështu të shtunën mbasdite, miliarderi iu afrua urës, arriti në gjysmë të saj dhe u lëshua në lumë, duke ia hedhur fatit, i cili dukej se nuk kishte ngut me Millstonin. /Shekulli/