Site icon Telegrafi

Miliarderi çek dëshiron ta blej Chelsean nga Abramovich

Chelsea është subjekt i parë për investime të miliarderit Petr Kellner.

E përditshmja britanike, ‘The Sun’ raporton sot se çeku, i cili themeloi fondin e investimeve PPF, është i interesuar që ta blej klubin nga Roman Abramovich.

Kellner, 54 vjeç, ka një ulëse të veçantë në Stamford Bridge dhe shpesh shihet në shoqëri me pronarin rus të londinezëve – megjithatë, klubi nuk është në shitje.

Revista e respektuar e biznesit, Forbes e rendit Kellnerin si personin e 88 më të pasur në botë në saje të pasurie që kap shifrat më shumë se 12 miliardë dollarësh.

Dhe burimet në Pragë pretendojnë se magjistari i financave është gati të hapë bisedimet me hierarkinë e Chelseat për një investim të madh në ditët e ardhshme.

The Blues përballen me një rindërtim të kushtueshëm të stadiumit të tyre historike prej 42,000 vendesh, ndërsa planifikojnë të rrisin kapacitetin në 60,000 sosh.

Dhe pasuria e Kellnerit mund ta ndihmojë klubin në ngritje në nivele edhe më të larta botërore. /Telegrafi/

Exit mobile version