Telegrafi

Miliarderi Bloomberg e mbështeti demokratin me 100 milionë dollarë: Por, Biden humbi në ato tri shtete

Politikani dhe sipërmarrësi Mike Bloomberg ka investuar 100 milionë dollarë në emër të kandidatit demokrat, Joe Biden.

Por, investimi mund të jetë i kotë pasi që Ohio dhe Texas ka fituar republikani Donald Trump, raporton CNBC.

Politikani që shpenzoi rreth një miliard dollarë për fushatën e tij që të fitoi në garën brenda partisë demokratike, ka humbur edhe në shtetin e Floridas.

Kjo shkaktoi shumë komente në rrjetin social në Twitter duke ia kujtuar 78-vjeçarit humbjet e njëpasnjëshme.

Ndryshe, demokrati Joe Biden raportohet se ka siguruar 264 vota elektorale gjersa republikani Trump ka 214 vota gjersa fitues do të jetë kandidati që arrin numrin prej 270 votave. /Telegrafi/