Politikani dhe sipërmarrësi Mike Bloomberg ka investuar 100 milionë dollarë në emër të kandidatit demokrat, Joe Biden.
Por, investimi mund të jetë i kotë pasi që Ohio dhe Texas ka fituar republikani Donald Trump, raporton CNBC.
Politikani që shpenzoi rreth një miliard dollarë për fushatën e tij që të fitoi në garën brenda partisë demokratike, ka humbur edhe në shtetin e Floridas.
Kjo shkaktoi shumë komente në rrjetin social në Twitter duke ia kujtuar 78-vjeçarit humbjet e njëpasnjëshme.
Ndryshe, demokrati Joe Biden raportohet se ka siguruar 264 vota elektorale gjersa republikani Trump ka 214 vota gjersa fitues do të jetë kandidati që arrin numrin prej 270 votave. /Telegrafi/
https://twitter.com/schwartzbCNBC/status/1324023325987872769