Një propozim i veçantë për martesë ka ndodhur në një nga mbrëmjet e Festivalit të Filmit në Kanë.
Bëhet fjalë për momentin kur një miliarder 63 vjeçar, u ul në gjunjë në tapetin e kuq për t’i propozuar martesë të dashurës së tij 25 vjeçe.
Milos Kant, i cili është pronar i një klubi nate në Greqi, është në lidhje romantike me Marguerite Aranha, e cila është një modele në Portugali.
Fatmirësisht për të, partnerja tha “Po” në momentin e propozimit dhe më pas çifti ndanë një puthje plot pasion në tapetin e kuq të festivalit.
E veshur me një fustan të kuq dhe elegant, Marguerite dukej mjaft atraktive teksa bashk me partnerin 63 vjear u buzëqeshte paparacëve.
Kendall Jenner, Eva Longoria dhe Adriana Lima ishin disa nga të famshmet që ishin pjesë e kësaj mbrëmje të veçantë. /Telegrafi/