Telegrafi

Miliarderët indianë humbën 60 për qind të pasurisë

Tregjet e letrave me vlerë gjatë 12 muajve të kaluar humbën 48 për qind, ndërsa rupia indiane në raport me dollarin amerikan u zvogëlua për 24 për qind, që shkaktoi zvogëlim të pasurisë së pasanikëve për 60 për qind, shkruan revista Forbes.

Sipas burimit të njëjtë, pasuria e miliarderëve indianë është zvogëluar prej 351 në 139 miliardë dollarë.

Indiani më i pasur edhe më tutje është Mukesh Ambani me pasuri prej 20,8 miliardë dollarëve, ndonëse deri tani humbi 28,2 miliardë dollarë.

Nga ana tjetër, sipas të dhënave të Bankës Botërore, në Indi jetojnë rreth 620 milionë persona me më pak se dy dollarë në ditë. /Makfaks/