Telegrafi

Miliarderët botërorë ia “mësyjnë” Malit të Zi

Siç shkruan gazeta “Pobjeda” e Podgoricës, emri më i famshëm nga banorët e ardhshëm të Malit të Zi ka qenë ish-pronari mazhoritar i “Formula 1”, Eddie Jordan.

Sipas gazetës, anëtari i rangut të lartë në klubin e 100 njerëzve më të pasur në botë, ditëve të fundit pret që me jahtën e tij të ankorohet në marinën e Tivarit “Porto Montenegro” dhe të vendoset në apartamentin e tij, në kompleksin elitë në Tivar.

Krahas Jordanit, edhe dhjetëra miliarderë janë në procedurë për marrjen e nënshtetësisë, ndërsa disa prej tyre kanë planifikuar të hapin kompani në Tivar. Gazeta shkruan se jahtat e miliarderëve me famë botërore që në muajt pranveror mund të vëreheshin në marinën në Tivar.

Në mesin e pronarëve të apartamenteve luksoze në Tivar është edhe futbollisti i Manchester United, Nemanja Vidic./makfax/telegrafi/