Miley Cyrus mungoi në “Teen Choice Awards” dhe tani ajo ka shpjeguar pse.
Këngëtarja 24-vjeçare, e cila duhej ta merrte çmimin “Ultimate Choice” shfrytëzoi Instagramin për të njoftuar se orari i saj i ngjeshur shkaktoi mungesën në këtë ngjarje.
Megjithatë, kemi lajme të mira nga Miley, pasi ajo zbuloi se kënga e saj e re “Younger Noë” do të publikohet këtë të premte.
“Për fansat e mi të dashur dhe të gjithë ata që e shikojnë “Teen Choice”, unë dua t’ju them faleminderit nga thellësia e zemrës sime për çmimin. Unë nuk kisha mundësi të jem në këtë ngjarje pa pasur ndonjë qëllim për të qenë atje dhe për të pranuar nderim që më keni bërë”, shkroi Miley.
Ajo vazhdoi: “Unë jam munduar të mbajë një sekret, por nuk mund ta fshehë më, kënga ime e re dhe klip do të publikohet këtë të premte, dhe jam shumë shumë e emocionuar për ta ndarë me të gjithë ju”.
“Shpresoj që gjithmonë t’i bëj njerëzit të buzëqeshin dhe të ndriçojë dritë përmes punës sime. Unë pres që të bëj muzikë për pjesën tjetër të jetës time dhe jam mirënjohëse çdo ditë për ata që e dëgjojnë”. /KlanKosova/Telegrafi/