Site icon Telegrafi

Miley rrezikoi të mbetej e zhveshur në skenë për shkak të problemeve me veshjen

(Foto: Twitter/Screenshot)

Miley Cyrus ka përjetuar një pakëndshmëri gjatë spektaklit special për Vitin e Ri të emetuar në NBC, ku mbeti pa pjesën e sipërme të veshjes.

Mirëpo, këngëtarja ka reaguar shpejt duke e mbajtur me veshjen me dorë dhe duke mos e ndërprerë këndimin.

Incidenti ka ndodhur pas interpretimit të hitit të saj, “We Can’t Stop” dhe fillimit të këngës tjetër, “Party in the U.S.A.”.

https://twitter.com/NineDaves/status/1477146307143909380?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1477146307143909380%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.klix.ba%2Fmagazin%2Fshowbiz%2Fmiley-cyrus-zbog-nezgode-s-odjecom-zamalo-ostala-gola-na-nastupu%2F220102037

Derisa po ecte me veshjen ngjyrë argjendi, në një moment ajo e kuptoi se pjesa e sipërme filloi t’i binte.

Ndërkohë që bendi vazhdonte me muzikën, Miley u nis prapa skenës për të rregulluar veshjen.

Ajo u kthye në skenë teksa kishte veshur një pallto të kuqe që e kishte pasur në fillim të koncertit dhe vazhdoi me interpretimin. /Telegrafi/

Exit mobile version