Pas lajmit për ndarjen e saj nga aktori Liam Hemsworth , këngëtarja Miley Cyrus bëri një paraqitje publike për herë të parë, me të dashurën e saj, Kaitlynn Carter.
Këngëtarja (26 vjeçe) u shfaq në eventin “MTV Video Music Awards”, në të cilën ajo pati një shfaqje shumë emocionale, duke kënduar këngën “Slide Away”, shumë prej të cilëve e lidhin tekstin e saj me divorcin e saj të fundit dhe dashurinë e re të këngëtares.
Miley Cyrus on her way to the 2019 #VMAs after party pic.twitter.com/PXKILFJ7ly
— Miley Cloud (@MyFabulousMiley) August 27, 2019
Këngëtarja u shoqërua për në skenë nga e dashura e saj e re, Kaitlynn Carter, 30 vjeçe. Ajo qartë nuk është shfaqur me të dashurën në tapetin e kuq, mirëpo ajo është parë duke i dhënë mbështetje Mileyt nga audienca, gjatë kohës sa ajo po performonte.
Përndryshe, Miley dhe Kaitlynn u panë për herë të parë duke shkëmbyer butësi në kohën kur dolën lajmet se këngëtarja po ndahej nga aktori. Shumë njerëz e kanë fajësuar Caitlin për divorcin e tyre. Miley nuk ka dashur të komentojë, ajo vetëm deklaroi se ishte e lumtur.
Pas ceremonisë së ndarjes së çmimeve dhe performancës së këngëtares, vajzat në dashuri shkuan në një aheng të mbajtur në klubin “Up and Down” të New Yorkut. Miley dhe Kaitlynn nuk e fshehën afrimitetin e tyre. Ato janë fotografuar teksa hynin në klub, duke mbajtur duart e njëra-tjetrës. /Telegrafi/