Këngëtarja Miley Cyrus festoi mbrëmë (e shtunë), ditëlindjen e saj të 27-të me ata që ia duan më të mirën- familjen dhe të dashurin e ri.
Ajo postoi një video në InstaStory, përmes së cilës tregon se ka prerë flokët të shkurtra për ditën e saj të madhe, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
Pas pamjes së re të artistes amerikane nuk ishte askush tjetër përveç mamit të Miley-it, Tish Cyrus, e cila ka qenë producente në disa nga filmat e vajzës së saj.
“Prerja e flokëve për ditëlindje nga @tishcyrus”, ka shkruar Miley krahas imazhit të shpërndarë në rrjetet sociale.
Siç shihet në mediat sociale, aktorja dhe ylli i muzikës pop ishte e rrethuar nga familjarët si dhe i dashuri i saj i ri, Cody Simpson.
Miley e njoftoi ndarjen nga burri i saj, Liam Hemsworth më 10 gusht, një ditë pasi ajo dhe Kaitlynn Carter u panë duke u puthur në pushimet e tyre në Capri.
Ajo dhe Miley u ndanë pas një romance verore dhe këngëtarja u pa menjëherë pas kësaj me të dashur të ri, muzikantin Cody. /Telegrafi/