Telegrafi

Miley Cyrus tregon datën e publikimit të këngës së re

Miley Cyrus (Foto: Getty Images/Guliver)

Miley Cyrus së fundmi ka njoftuar fansat se këtë muaj do të lansojë këngën e re “Midnight Sky”.

Këngëtarja postoi lajmet në llogaritë e saj në Instagram dhe Twitter, duke zbuluar se projekti i ri publikohet më 14 gusht.

“E di se ndjehet sikur po prisni përgjithmonë, por jo më. Ajo është këtu më në fund”, tha Cyrus.

“Kënga ime e re Midnight Sky, 14 gusht”, shtoi 27 vjeçare duke ia bashkangjitur ‘link-un’ ku mund ta presin atë.

Derisa po bënte njoftimin e këngës së re, Miley ngacmoi ndjekësit me video e klipe të shkurtra të këngëve të vjetra.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Miley Cyrus

Në korrik, u njoftua që Cyrus – së bashku me Coldplay, BTS, Usher dhe më shumë – do të performonin si pjesë e iHeartRadio në datat 18 – 19 shtator.

Miley Cyrus (Foto: Jamie McCarthy/VMN19/Getty Images for MTV)

Në anën tjetër, krijuesja e hitit “Wrecking Ball” akoma nuk ka zbuluar datën e publikimit të albumit të saj të ri. /Telegrafi/