Site icon Telegrafi

Miley Cyrus tregon arsyen se përse hoqi dorë nga alkooli

Miley Cyrus në një intervistë të dhënë së fundmi ka bërë të ditur se prej gjashtë muajsh nuk ka pirë alkool.

Këngëtarja dhe kantautorja e njohur tregoi se historia e familjes së saj, muzika dhe një operacion për kordat e zërit e shtyu atë të hiqte dorë nga pija.

“Është vërtet e rëndësishme për mua, që një vit kam bërë një stil të jetës e kthjellët, sepse me të vërtetë doja të ndiqja zanatin tim”, shpjegoi Cyrus.

Miley Cyrus (Foto: Getty Images/Guliver)

“Unë kam pasur një operacion vërtetë të madh për kordat e zërit në nëntor. Për katër javë nuk më lejohej të flisja. Megjithatë kishte pak kohë që po mendoja për mamanë time. Ajo është e birësuar dhe shumë prej ndjesive të saj që lidheshin me braktisjen i kisha edhe unë”, vazhdoi ajo.

Lexo po ashtu Miley Cyrus thotë se ka pastruar flokët vetëm dy herë brenda katër muajve

“Nga ana tjetër, prindërit e babait tim u ndanë kur ai ishte tre vjeç dhe praktikisht është rritur vetë. Kam shumë histori familjare që më ndikonin dhe shpeshherë pyesja veten ‘Pse jam kështu siç jam?’. Sidoqoftë duke kuptuar të shkuarën, ne kuptojmë më shumë për të tashmen dhe ta ardhmen. Terapia më ka ndihmuar shumë”, tha Miley në një episod për Variety.

Cyrus po ashtu edhe në vitin 2017 kishte hequr dorë nga alkooli dhe marihuana.

Miley Cyrus (Foto: Getty Images/Guliver)

“Çdo gjë që dua të bëj, nëse dua të ndaloj ose të filloj diçka, unë mund ta bëj. Unë thjesht vendosa të mos pi duhan më dhe tani është e lehtë për mua”, tha Miley për atë kohë.

Sidoqoftë, ajo u kthye në gjendje të tillë në vitin 2018 por nuk pranoi që kështu të veprojë edhe gjatë për shkak të punës. /Telegrafi/

Miley Cyrus (Foto: Getty Images/Guliver)
Exit mobile version