Telegrafi

Miley Cyrus thumbon ish-bashkëshortin e saj, Liam Hemsworth me tatuazhin e ri

Gjatë fundjavës, Miley Cyrus realizoi një tatuazh të ri nga Daniel Winter, aka Winter Stone, dhe ne jemi pothuajse të sigurt se i dedikohet ish-bashkëshortit të saj, Liam Hemsworth.

Cyrus dhe Hemsworth aktualisht janë në mes të një divorci të hidhur, të cilët mund t’i shohim shumë shpejt në gjykatë.

Kështu që, pasi këngëtarja e “Slide Away” vendosi që fjalën “Freedom” apo (liri) të përjetësojë në trupin e saj, ne do të supozojmë se është ose liria e saj e pashmangshme që do të vijë nga divorci, ose ajo është përfunduar disi më shpejt seç kemi menduar.

Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth (Foto: Getty Images/Guliver)

Koha me të vërtetë është gjithçka!

Liam u paraqit për divorc më 21 gusht, ditë pasi ata njoftuan ndarjen e tyre ndërkohë që lajmi erdhi pas shtatë muajsh martese në dhjetor 2018, por lidhja e tyre ka zgjatur gjatë një dekade të tërë.

Mënyra se si gjërat kanë pasuar deri tani, ndarja e tyre jo miqësore është duke u bërë më e çuditshme dhe më e çrregullt.

“Miley ka pranuar që kjo ka mbaruar dhe tani ka rënë dakord të ecë përpara me procesin e divorcit”, ka thënë një burim për Radar Online.

Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth (Foto: Getty Images/Guliver)

Të dy Miley dhe Liam janë zhvendosur në marrëdhënie të reja që nga divorci i tyre.

Miley, e cila aktualisht është duke e takuar 22-vjeçarin Cody Simpson, fillimisht ishte në një marrëdhënie shumë publike me Kaitlynn Carter, ish-gruan e Brody Jenner.

Sa i përket Liamit, ai thuhet se është me aktoren 22-vjeçare Maddison Brown, pasi ata ishin parë së bashku në tetor, në një takim në New York. /Telegrafi/