Telegrafi

Miley Cyrus thotë se nuk është ftuar në “Grammy”, dhe ajo e di pse nuk e ftojnë më për të dhuruar spektakël në evente të tilla

Milry Cyrus (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Ndërsa ngjarja më e përfolur e momentit “Grammy Awards 2020” nuk kishte mungesë të fytyrave të famshme, një personazh i rëndësishëm i industrisë së muzikës, Miley Cyrus, u vëre dukshëm mungesa e saj në turmën e të ftuarve.

Dhe pse shumica e njerëzve fillimisht menduan se ajo vendosi të hiqte dorë nga ceremonia e këtij viti – veçanërisht duke parë se si ajo nuk ishte e nominuar, duke performuar apo prezantuar – tani duket sikur nuk mund të jetë kështu. Në fakt, Cyrus tani duket se po thotë se ajo nuk ishte e ftuar fare.

Miley Cyrus (Foto: Jon Kopaloff/Getty Images/Guliver)

Të hënën pasdite, ylli u tall me një postim në Instagram, duke rrëmbyer vëmendjen me mbishkrimin që i bëri fotografisë, shkruan Paper Magazine.

“….dhe brengosemi se pse nuk më ftojnë më në spektaklet e ndarjeve të çmimeve”, shkroi Miley Cyrus përbri një videoje ku ajo shihet duke ndezur atmosferën në spektaklin e madh të ndarjes së çmimeve, MTV EMA 2013.

Miley Cyrus përndryshe ka qenë e nominuar më parë, por asnjëherë nuk është shpërblyer me një çmim ‘Grammy’. /Telegrafi/

Miley Cyrus (Foto: Ethan Miller/Getty Images/Guliver)