Miley Cyrus po flet për pasigurinë e saj për t’u bërë nënë.
Në një rrëfim për revistën W, ylli i muzikës pop tregoi se ka akoma dyshime për të pasur fëmijë.
“Unë jam 31 vjeçe tani dhe ende nuk e di nëse dua fëmijë apo jo”, tha ajo për median.
“Ndjehem sikur fansat e mi janë fëmijët e mi në një farë mënyre”.
Cyrus më pas shpjegoi pse ka kuptim që fansat e saj të jenë fëmijët e saj.
“Fjala “nënë” është fjala më gjithëpërfshirëse. Nëna mund të jetë RuPaul; nëna mund të jetë Beyonce. Fansat tanë na quajnë ‘nënë’”, tha ajo.
Këngëtarja e “Wrecking Ball” vazhdoi të përmendte kumbarën e saj, legjendën e muzikës country Dolly Parton, e cila nuk ka pasur kurrë fëmijë me bashkëshortin e saj, Carl Thomas Dean, prej afro 60 vitesh.
“E kam dëgjuar Dolly-n të thotë gjithashtu këtë, sepse ajo nuk kishte fëmijë”, tha Cyrus në lidhje me Parton duke i përshkruar gjithashtu fansat e saj si fëmijët e saj.
Ylli i “Hannah Montana” pranoi se është mirë momentalisht dhe se po e shijon jetën. /Telegrafi/