Ylli i muzikës pop, Miley Cyrus, ka rrëfyer se ka blerë kaq shumë lodra seksi saqë tani po i përdor ato si pjesë të dizajnit të brendshëm.
Autorja e “Midnight Sky” momentalisht thuhet se është beqare pasi u nda nga ish-bashkëshorti Liam Hemsworth, e më pas nga Kaitlynn Carter dhe Cody Simpson.
Dhe për ta argëtuar veten ndërsa është vetë, Miley rrëfeu se ka blerë kaq shumë lodra seksi sa që përfundoi duke i përdorur ato si pjesë të dizajnit të brendshëm, në vend se për qëllimin e tyre të synuar.
“Më pëlqejnë lodrat seksi. I blej për vete, por në fund i përdor për dizajn të brendshëm. Seksi dhe dizajni i brendshëm shkojnë në të vërtetë dorë për dore”, tha ajo.
Miley, 28 vjeçe, gjithashtu zbuloi se ka mësuar të ‘jetë e logjikshme’ kur bëhet fjalë për jetën personale dhe nuk shqetësohet më për t’i mbajtur njerëzit në jetën e saj nëse ata nuk e bëjnë ‘të lumtur’.
Miley ndërkaq ka qenë në lidhje me Liam për 10 vite, kurse të njëjtit u divorcuan në 2019.
Artistja amerikane pas ndarjes nga Liam, filloi një lidhje me modelen Caitlynn e më pas edhe me muzikantin Simpson. /Telegrafi/