Telegrafi

Miley Cyrus shpenzon kohën me stilistin Bradley Kenneth McPeek në Malibu

Miley Cyrus dhe Bradley Kenneth McPeek Foto: Daily Mail

Miley Cyrus, pas ndarjes nga Cody Simpson, po shpenzon kohën në bregdetin e Malibusë.

Ajo gjatë ditës së djeshme (e premte) është fotografuar duke shijuar perëndimin e diellit, së bashku se stilistin Bradley Kenneth McPeek, shkruan Daily Mail.

28-vjeçarja u pa me një veshje mjaft sportive, teksa vendosi të mos përdor makijazh, e as të rregullojë flokët.

Për shkak të pandemisë coronavirus, edhe Miley me Bradley janë parë duke mbajtur maska mbrojtëse.

Menjëherë pasi kishte dalë nga vetura, artistja e njohur kishte vënë edhe syzë, për të mbuluar kështu pjesën më të madhe të fytyrës.

Në anën tjetër, stilisti mbante në dorë një çantë me gjësende, që do t’i përdornin për shëtitjen e shkurtër.

Theksojmë se Malibu është kthyer në një vend të dashur për Miley, pasi jetoi disa vite me ish-bashkëshortin, Liam Hemsworth. /Telegrafi/